Ambasada Britanike: Le të fitojë më i miri!

17:30 | 17 November 2019

Sonte na pret një takim i rëndësishëm.

Në orën 18:00 në stadionin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, do të ndeshet kombëtarja e Kosovës me atë të Anglisë.

Një entuziasëm i madh ka nisur qysh në orët e para të mëngjesit, derisa në Prishtinë kanë ardhë edhe tifozë anglezë, miq të shtetit tonë, përcjellë Indeksonline.

Ambasada e Britanisë së Madhë në Prishtinë, pak para ndeshjes ka postuar disa imazhe në faqen zyrtare Facebook, ku shihen tifozë anglezë e kosovarë së bashku, ndërsa shkruhet:

“Gati është koha… që tifozët e Kosovës dhe të Anglisë festojnë së bashku në një atmosferë të shkëlqyer feste në qendër të qytetit. Le të fitojë ekipi më i mirë”.

Komento: