
Ambasada britanike në Beograd ka mohuar pretendimet e disa mediave në Serbi, të cilat kanë raportuar se ky shtet fundjavën e kaluar ka sjellë armë për Ushtrinë e Kosovës.
“Në disa media të Beogradit u shfaqën akuza tërësisht të sajuara për dërgim të armëve nga Britania e Madhe në Kosovë. Nuk ka asnjë grimë të vërtetë në këto akuza”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu ambasada ka “ftuar me dashamirësi” të gjitha mediat që të kontrollojnë informacionin që publikojnë për të parandaluar përhapjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme.
Disa të përditshme në Serbi kanë raportuar më parë se Mbretëria e Bashkuar ka dorëzuar tashmë 50 raketa të lehta antitanke NLAW në Kosovë dhe se është planifikuar gjithashtu të dërgohen edhe 20 raketa Javelin.
Armë të ngjashme janë duke u përdorur nga luftëtarët ukrainas në rezistencën që po i bëjnë pushtimit rus, e të cilat janë dëshmuar jashtëzakonisht efikase