Ambasada britanike reagon pas kthimit të eshtrave nga Kizhevaku i Serbisë

18:49 | 30 September 2021

Sot në Kosovë janë rivarrosur eshtrat e shtatë personave të gjetur në Kizhevak të Serbisë.

Ambasada britanike ka shkruar për kthimin e eshtrave të shtatë personave që u gjetën në Kizhevak të Serbisë dhe u rivarrosen sot në Kosovë.

Ambasada thotë se familjet e tyre mund të gjejnë më në fund pak paqe dhe për këtë gjë ka lavdëruar edhe gatishmërinë e Kosovës dhe Serbisë që të kapërcejnë politikat e tyre dhe të mundësojnë kthimin e eshtrave të njerëzve të zhdukur.

“Shtatë viktimat e mbetura të Masakrës së Rezallës, eshtrat e të cilëve u gjetën në Kizhevak, janë riatdhesuar sot. Familjet kanë pritur të dashurit e tyre dhe më në fund mund të gjejnë pak paqe.

Dy familje nga Serbia pranuan të dashurit e tyre javën e kaluar. Edhe familjet e tyre mund të gjejnë pak paqe gjithashtu. Ne mirëpresim gatishmërinë e Kosovës dhe Serbisë për të shkuar përtej politikave të tyre dhe ntë mundësojnë dorëzimin e eshtrave të këtyre njerëzve në familjet e tyre. Familjet e meritojnë këtë”.

Në rivarrimin e tyre në Rezallë sot morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti dhe kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari.

Komento: