Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë reagon pas formimit të Qeverisë së re

20:20 | 03 Qershor 2020

Pas formimit të Qeverisë së re ka ardhur edhe reagimi i Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë.

Ata kanë përgëzuar akterët politikë për tranzicionin paqësor të pushtetit.

“Ne përgëzojmë formimin paqësor të Qeverisë së re në Kuvend, dhe urojmë kryeminsitrin Hoti dhe kabinetin e tij në emërimin e tyre”, thuhet në një komunikatë të lshuar nga Ambasada.

“Sfida të ngutshme janë përpara Qeverisë së re, në veçanti me emergjenën shëndetësore Covid-19. Është e rëndësishme që Qeveria e re të kërkojë ndërtimin e një konsensusi dhe uniteti përgjatë përçarjeve politike”, thuhet tutje.

Komento: