Ambasada e Francës kërkon drejtësi për Masakrën e Reçakut

22:43 | 15 Janar 2022

Ambasada e Francës në Kosovë ka përkujtuar 23 vjetorin masakrës së Reçakut.

Në një postim në Facebook, nga kjo Ambasadë kanë thënë se drejtësia duhet të vihet në vend, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“23 vjet më parë në Reçak u vranë 45 civilë të pafajshëm. Drejtësia duhet të vihet në vend. Ne nuk do ta harrojmë këtë masakër dhe viktimat e saj”, thuhet në njoftim.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Ngjarja e Reçakut u pasua nga bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë si dhe në Serbi.

Komento: