Ambasada e Francës në Kosovë dhe Instituti Francez promovojnë të drejtat e grave

10:15 | 11 Mars 2026
ambasada-e-frances-ne-kosove-dhe-instituti-francez-promovojne-te-drejtat-e-grave

Ambasada e Francës në Kosovë dhe Instituti Francez i Kosovës, sot organizojnë ngjarjen kushtuar promovimit të drejtave të grave dhe luftimit të dhunës ndaj tyre, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Disa nga ngjarjet kryesore janë: hapja e një seksioni të letërsisë feministe në Institutin Francez të Kosovës, përurimi i një “Courage corner ” në partneritet me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijeturëve të Torturës (QKRMT) për të mbështetur gratë që flasin hapur dhe nënshkrimi i marrëveshjeve që lidhen me aplikacionin francez të solidaritetit të grave, The Sorority.

Komento: