Ambasada e Gjermanisë: Duhet zbatim i plotë i Marrëveshjes së Ohrit dhe formimi i Asociacionit

12:40 | 16 Shtator 2023
ambasada-e-gjermanise:-duhet-zbatim-i-plote-i-marreveshjes-se-ohrit-dhe-formimi-i-asociacionit

Gjermania nuk e ndryshon qëndrimin e saj për nevojën e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tha përfaqësuesi i Ambasadës Gjermane për Media, Christian Bether, transmeton FrontOnline.

“Sa i përket zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit në Kosovë, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar”, ka thënë Bether.

Ai përkujtoi se edhe ambasadorja gjermane në Kosovë, Jerna Rodea, ka theksuar se Kosova është ligjërisht e obliguar që të themelojë një Asociacionin të komunave me shumicë serbe siç është përcaktuar me marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, gjë që mund dhe duhet ta bëjë, në përputhje me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga viti 2015./FrontOnline/

Komento: