Ambasada e Gjermanisë i bën bashkë pozitë e opozitë

00:08 | 17 Prill 2025

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, mori pjesë këtë mbrëmje në pritjen e organizuar nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë, me rastin e emërimit të drejtorit të ri ekzekutiv të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), Besnik Vasolli.

Por në fotografitë të cilat i ka dërguar zyra e kryeministrit, shihet se së bashku me kryeministri në detyrë Albin Kurti, në këtë ngjarje ishte dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri.

Në foton e dërguar nga zyra e kryeministrit, shihen fare afër Kurti, Krasniqi dhe Muhaxheri.

Komento: