Holanda po shkon drejtë mbylljes.
Ambasada e Kosovës në Holandë ka bërë të ditur se mbyllja totale si pasojë e COVID-19 që do të aplikohet nga sot në këtë shtet, do të vlejë deri më 14 janar.
Masat e ndërmarra nga qeveria holandeze shkaku i variantit Omicron të COVID-19, përfshijnë edhe mbylljen e një sërë veprimtarive, transmeton lajmi.net.
“Qeveria e Holandës ka marrë vendim për masa të reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit Covid 19, duke filluar me mbyllje nga sot (e dielë, 19 dhjetor 2021). Masat të cilat synojnë parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të variantit Omicron, përfshijnë:- Vetëm dyqanet thelbësore – si supermarketet, dyqanet ushqimore dhe farmacitë – do të mbeten të hapura.- Shkollat do të mbyllen, së bashku me baret, restorantet, kinematë, teatrot, muzetë dhe vendet e koncerteve.- Rregullat do të zbatohen deri më 14 janar.- Të gjitha shkollat do të mbyllen nga e hëna në mëngjes deri të paktën më 10 janar. Kjo vlen edhe për kolegjet dhe universitetet. Ministrat do të vendosin më 3 janar se kur mund të rihapen shkollat. – Kujdesi pas shkollës gjithashtu do të mbyllet. – Dyqanet, baret, restorantet dhe ambientet do të jenë të gjitha të mbyllura deri më 14 janar. Përjashtim bëjnë supermarketet, dyqanet ushqimore, optikët dhe specialistët e dëgjimit, bibliotekat, pompat e benzinës, farmacitë, autoshkollat, avokatët dhe noterët. – Restorantet, baret dhe kafenetë gjithashtu do të mbyllen”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës.