Ambasada e Kosovës në Itali pret delegacionin e Mbrojtjes, flasin për sigurinë në nivel dypalësh

20:08 | 24 October 2024
ambasada-e-kosoves-ne-itali-pret-delegacionin-e-mbrojtjes,-flasin-per-sigurine-ne-nivel-dypalesh

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali, u mirëprit një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky delegacion ndodhet në kryeqytetin italian për një trajnim të organizuar nga ana e Italisë.

Gjatë këtij takimi, sipas ambasadës u fol për raportet gjithnjë e më të mira mes Kosovës dhe Italisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në nivel dypalësh.

“Italia, që nga çlirimi Kosovës e deri më sot, vazhdon të jetë një ndër kontribuuesit kryesorë për paqen dhe sigurinë në Kosovë e tani edhe partner në ngritjen e kapaciteteve të Forcës sonë!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Itali.

Komento: