Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Vrasësit e vëllezërve Bytyqi duhet të japin llogari

09:18 | 08 Korrik 2023

Ambasada e Kosovës në ShBA: Vrasësit e vëllezërve Bytyqi duhet të japin llogari.

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkon zbardhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi.

Kjo kërkesë ka ardhur në 24-vjetorin e vrasjes së tyre nga forcat serbe.

“Ende s’ka drejtësi për vrasjen e Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqit. Është e pafalshme se si asnjë individ nuk është dënuar për ekzekutimin e vëllezërve Bytyqi në Serbi”, thuhet në qëndrimin e ambasadës kosovare përmes Twitter.

“Përgjegjësit për kryerjen e krimit dhe ata që e kanë mbuluar për 24 vjetët e fundit duhet të japin llogari”.

Vëllezërit Bytyqi janë gjetur në një varrezë masvie në Serbi bashkë me 70 shqiptarë të tjerë. Ata kanë pasur plagë në kokë nga armët e zjarrit dhe kanë qenë më duar të lidhura.

Komento: