Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim Policinë e Kosovës, dhe me Inspektoratin Policor kanë shënuar sot 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në bazë gjinore.
Këtë aktivitet ambasada me Policinë e Inspektoratin e kanë shënuar në katër komuna të Kosovës.
“Mbi 180 të rinj dhe anëtarë të komuniteteve minoritare morën pjesë në aktivitete. Diskutimet përfshinin rolin e policisë dhe inspektoratit të policisë, duke i dhënë prioritet raportimit, duke avokuar për ndryshime pozitive dhe një ndërveprim të fortë që lejoi një student të pranishëm të raportonte hapur një krim që çoi në një përgjigje të menjëhershme nga policia dhe këshilltari i shkollës”, ka shkruar ndër tjerash ambasada në njoftimin e saj të bërë në platformën në X.
U.S. Embassy’s DOJ-ICITAP Attaché and staff, along with the Police Inspectorate and Kosovo Police, marked the #16Days of Activism against Gender-Based Violence with engagements in four municipalities: Fushe Kosova, Gjilan, Pristina, and Mamusha to raise awareness and demand… pic.twitter.com/GzMucR5Umf
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) December 14, 2024