Ambasada e SHBA-së me njoftim të rëndësishëm për koronavirusin, kjo është këshilla për shtetasit e saj në Kosovë

15:57 | 25 Shkurt 2020

Koronavirusi është bërë shqetësim botëror.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, u ka dhënë informata shtetasve të saj të cilët po qëndrojnë në Kosovë, në lidhje me koronavirusin.

Përmes një njoftimi zyrtar në ëebfaqen e saj, kjo ambasadë ka njoftuar se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me këtë virus vdekjeprurës brenda territorit të Kosovës.

Në këtë njoftim tutje thuhet se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë donacion 750 pajisje testuese të koronavirusit në Kosovë.

“Kosova nuk ka konfirmuar asnjë rast me COVID-19 brenda territorit të saj. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë donacion 750 pajisje testuese të koronavirusit në Kosovë. Rasti i parë i dyshuar në Kosovë është testuar dhe ka dalur negativ. Rezultatet negative janë përcaktuar në bazë të pajisjeve testuese ‘rRT-PCR’ të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Tutje në këtë njoftim thuhet se kërkesat për hyrje dhe dalje në Kosovë mbeten të pandryshuara.

“Kosova momentalisht nuk ka në fuqi ndalesa në hyrje-dalje. Kërkesat për hyrje dhe dalje në Kosovë mbeten të pandryshuara”, thuhet në njoftim.

Tutje ambasada thotë se Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka zhvilluar një plan për karantinë nëse është e nevojshme.

Komento: