Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite lëshon paralajmërim për sulm të afërt me raketa

16:00 | 03 Mars 2026
ambasada-e-shba-se-ne-arabine-saudite-leshon-paralajmerim-per-sulm-te-afert-me-raketa

Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite ka lëshuar një alarm sigurie, duke paralajmëruar për sulme të afërta me raketa dhe dronë në qytetin lindor të Dhahranit, një qendër e madhe administrative për industrinë saudite të naftës.

Alarmi paralajmëron: “Mos ejani në konsullatën e SHBA-së. Mbylluni menjëherë në banesën tuaj në katin më të ulët të disponueshëm dhe larg dritareve”, transmeton Telegrafi.

“Mos dilni jashtë. Konsullata e SHBA-së në Dhahran u bën thirrje qytetarëve amerikanë në Dhahran të strehohen në vend, të rishikojnë planet e sigurisë në rast të një sulmi dhe të qëndrojnë vigjilentë në rast të sulmeve të mëtejshme në të ardhmen. Personeli i konsullatës amerikane është strehuar në vend”, u tha ndër tjera.

Paralajmërimi vjen pasi ambasada e SHBA-së në kryeqytetin saudit, Riad, u godit nga dy dronë gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr të vogël dhe duke e detyruar ambasadën të mbyllet.

Ndryshe Trump pak momente më parë ka bërë të ditur se iranianët duan bisedime por se një gjë e tillë sipas tij është tepër vonë. /Telegrafi/

Komento: