Ambasada e SHBA-së në Bejrut “e mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm”

18:05 | 03 Mars 2026
ambasada-e-shba-se-ne-bejrut-“e-mbyllur-deri-ne-nje-njoftim-te-metejshem”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, thotë se “do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm”, raporton BBC.

“Të gjitha takimet e tjera të rregullta dhe ato emergjente konsullore janë anuluar”, thuhet në njofitm, duke shtuar se do të japë një përditësim kur ambasada të rihapet.

Bejruti dhe pjesë të jugut të Libanit janë goditur nga sulme izraelite ditët e fundit. Izraeli thotë se kjo është në përgjigje të sulmeve nga grupi militant Hezbollah, i mbështetur nga Irani dhe me bazë në Liban.

Njoftimi vjen pasi SHBA-ja mbylli ambasadën e saj në Kuvajt deri në një njoftim të mëtejshëm dhe misionin e saj diplomatik në Riad, Arabinë Saudite, pasi ai u godit nga një dron. SHBA-ja gjithashtu evakuoi ambasadën në Jordani dje, pasi u dëgjuan shpërthime pranë saj.

Ambasada e SHBA-së në Maskat, Oman, kishte lëshuar një urdhër për “qëndrim në vend”, por që atëherë ai është hequr pjesërisht.

Komento: