Ambasada e ShBA-së në Beograd “dënon sulmet e koordinuara të dhunshme” ndaj Policisë së Kosovës

15:58 | 25 Shtator 2023
ambasada-e-shba-se-ne-beograd-“denon-sulmet-e-koordinuara-te-dhunshme”-ndaj-policise-se-kosoves

Ambasada amerikane në Beograd ka dënuar sulmet vrastare dhe terroriste që ngjanë dje ndaj Policisë së Kosovës nga një formacion i armatosur terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Duke rishpërndarë deklarimin e zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Matther Miller, ambasada amerikane i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet apo retorikën që mund të nxisë tensionet dhe të kthehen në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet apo retorikën që mund të nxisë tensionet dhe të kthehen në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar ambasada amerikane.

Komento: