Ambasada e SHBA-së në Jerusalem u kërkon stafit të strehohet, lejon largimin e familjarëve

16:26 | 15 Qershor 2025
Ambasada e SHBA-së në Jerusalem u kërkon stafit të strehohet, lejon largimin e familjarëve

Ambasada e SHBA-së në Izrael u ka kërkuar të gjithë punonjësve dhe familjarëve të tyre të qëndrojnë në vend për shkak të situatës aktuale.

Departamenti i Shtetit ka njoftuar se po u lejon familjarëve të stafit në Izrael, si dhe disa punonjësve jo emergjentë, të largohen nëse dëshirojnë.

Sipas bbc, aktualisht, aeroporti ndërkombëtar pranë Tel Avivit është i mbyllur. Kjo do të thotë se e vetmja mënyrë për t’u larguar është tokësore, drejt vendeve fqinje si Jordania.

Si ambasada në Jerusalem, ashtu edhe zyra në Tel Aviv janë ende të hapura për shërbime konsullore emergjente.

Komento: