Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Thellësisht të shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19

17:30 | 02 Nëntor 2020

Ambasada e SHBA-së: Thellësisht të shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19, ne i kemi eliminuar pothuajse të gjitha takimet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar me shqetësim pas rritjes së rasteve me koronavirusi në Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e SHBA-së ka kërkuar veprime vendimtare për ta zvogëluar përhapjen e COVID-19, ndërsa ka treguar se edhe vetë e kanë marrë seriozisht respektimin e masava të caktuara nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet shëndetësore, duke i eliminuar pothuajse të gjitha takimet.
“Jemi thellësisht të shqetësuar nga rritja e rasteve me COVID-19 në #Kosovë & rajon. Kërkohet veprim vendimtar për ta zvogëluar transmetimin e mëtejshëm. Masat parandaluese janë efektive vetëm nëse ato ndiqen dhe zbatohen. Qeveria, punëdhënësit dhe individët ndajnë të gjithë përgjegjësinë në këtë luftë. Si punëdhënës i mbi 500 persona, Ambasada e merr seriozisht këtë përgjegjësi. Duke maksimizuar punën telefonike, duke eliminuar të gjitha takimet përpos ato thelbësore dhe duke zbatuar mbajtjen e maskës, ne po mbrojmë punonjësit tanë dhe familjet e tyre. Ne inkurajojmë punëdhënësit e tjerë ta bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.

Ditëve të fundit në Kosovë është gjithnjë e në rritje numri ditor i viktimave nga koronavirusi dhe nurmi i të infektuarve po ashtu. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për 9 viktima dhe 486 raste të reja. Për shkak të kësaj rritjeje, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash të reja kufizuese, të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot.

Komento: