Ambasada e SHBA-së njofton se disa shtetasve të tyre u është mundësuar kthimi nga Kosova në SHBA

21:00 | 01 Prill 2020

Ambasada e SHBA-ë ka njoftuar se disa shtetasve të tyre u kanë mundësuar kthimin nga Kosova në SHBA.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bën të ditur se disa shtetasve të tyre u kanë mundësuar kthimin nga Kosova në SHBA.

“Urojmë që të kenë udhëtim të sigurt dhe shëndet ametikanët të cilëve u kemi ndihmuar që sot të kthehen në shtëpi. Dërgimi i tyre në shtëpi është përparësia jonë, ashtu siç do ta kemi përparësi tu qëndorojmë në dispozicion atyre që mbesin në Kosovë. Fluturimi tjetër është me 5 prill dhe janë edhe disa vende të lira”.

“Falënderojmë Abasadën e Zvicrës në Kosovë dhe stafin e linjave ajrore brenda e jashtë vendit, që u siguruan ëqë gjithçka të shkoj mirë”, thuhet në postimin e Ambasadës në Facebook.

Komento: