Ambasada e ShBA’së pyet qytetarët në Kosovë për traditën e festimit të Ramazanit

11:03 | 30 Mars 2024
ambasada-e-shba’se-pyet-qytetaret-ne-kosove-per-traditen-e-festimit-te-ramazanit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar nga qytetarët në Kosovë që të ndajnë traditën e tyre për shënimin e Muajit të Ramazanit.

Në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada ka ndarë një artikull rreth traditës së shënimit të këtij muaji në ShBA.

“Për muslimanët këtu në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj, Ramazani është një periudhë e shenjtë lutjeje dhe reflektimi, duke festuar me familjen dhe komunitetin, si dhe duke kujtuar dhe duke shërbyer ata që kanë më pak me empati dhe çiltërsi. Si po e festoni #Ramazanin në Kosovë? Ndani traditën tuaj me ne!”, thuhet në postimin e Ambasadës.

 

Komento: