Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales: Nuk promovojnë narrativa të caktuara

23:56 | 23 Janar 2026
ambasada-e-zvicres-deklarohet-per-ligjeratat-rreth-speciales:-nuk-promovojne-narrativa-te-caktuara

Ambasada e Zvicrës ka dalë me një sqarim rreth përkrahjes së saj për programin e informimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DSK).

Sqarimi erdhi pasi në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë u mbajtën ligjërata për Gjykatën Speciale.

Kjo ambasadë thekson se që nga viti 2018, Zvicra ka mbështetur aktivitetet e informimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DSO).

“Dhomat e Specializuara të Kosovës (DSO) u krijuan nëpërmjet një marrëveshjeje ndërkombëtare të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, duke reflektuar procesin legjislativ të vetë Kosovës dhe mandatin demokratik të institucionit”.

Sipas ambasadës, Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i pavarur dhe përmes Zyrës së Informimit angazhohen me një gamë të gjerë akterësh për të ndarë informacione publikisht të disponueshme mbi mandatin dhe punën e tyre, për të dëgjuar pikëpamjet e qytetarëve dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve, pa promovuar narrativa të caktuara.

“Programi i informimit zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e dialogut dhe inkurajojnë debatin publik të informuar mbi çështje me interes public”, thuhet më tej në deklaratën e kësaj ambasade të shpërndarë në rrjetet sociale

Komento: