Ambasada e Zvicrës ka një kërkesë për përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës

19:06 | 22 Korrik 2019

Ambasada e Zvicrës: Përfaqësuesit e institucioneve të veprojnë në përputhje me Kushtetutën.

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë ka reaguar sot pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, pas ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Përmes një statusi në Facebook, Ambasada Zvicerane apelon të gjithë përfaqësuesit institucionalë që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

“Jemi të bindur se institucionet shtetërore do të vazhdojnë të funksionojnë dhe do të trajtojnë në mënyrë efektive nevojat e popullit”, thuhet në deklaratën e ambasadës zvicerane.

Komento: