
Ambasada gjermane thotë se nga shkurti aplikohet formulari i ri për vizat Shengen.
Ambasada gjermane në Kosovë ka njoftuar se nga shkurti i këtij viti, do të ketë formular të ri për vizat Shengen.
Ambasada tutje përmes një njoftimi ka lutur aplikuesit që nga 3 shkurti të përdorin formularin e ri, transmeton Koha.net.
“Aplikimet për vizë me formën e mëparshme nuk mund të pranohen më nga kjo ditë”, thuhet në njoftim.
