Ambasada Gjermane në një vjetorin e Banjskës:Drejtësia duhet të vendoset

08:11 | 24 Shtator 2024
ambasada-gjermane-ne-nje-vjetorin-e-banjskes:drejtesia-duhet-te-vendoset

Ambasada gjermane në Prishtinë ka lëshuar një deklaratë  përkujtimore për policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën gjatë sulmit të tmerrshëm në Banjskë një vit më parë.

Ajo thekson se sakrifica e tij nuk do të harrohet, por gjithashtu kritikon faktin që Milan Radoiçiq, i akuzuari kryesor për këtë krim, është ende i lirë në Serbi, pavarësisht pranimit të tij të përgjegjësisë.

Deklarata nënvizon se dështimi për të mbajtur përgjegjësit e këtij krimi minon paqen dhe stabilitetin në rajon, duke dërguar një mesazh të rrezikshëm.

Ajo kërkon me urgjencë që drejtësia të vendoset pa më vonesa apo justifikime.

Postimi i plotë:

 

Komento: