Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka falënderuar shtetin e Kenias për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada u bën thirrje edhe shteteve të tjera që se kanë njohur Kosovën ta njohin.
“Duke ripërsëritur mirënjohjen tonë më të thellë për Republikën e Kenias për vendimin e saj parimor dhe ligjor për të njohur pavarësinë e Kosovës, ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën që të ndjekin shembullin e Kenias. Njohja e Kosovës është gjëja e duhur që duhet bërë, juridikisht, politikisht dhe historikisht. Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran dhe vendi i saj në bashkësinë ndërkombëtare është i pamohueshëm dhe i pakthyeshëm”, ka shkruar Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.