
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shkruar për vizitën që kongresistët Keith Self, dhe, Suhas Subramanyam, kanë zhvilluar në Kosovë, ku edhe kanë takuar liderët vendorë.
Ambasada, takimet e kongresistëve i kanë cilësuar si ‘’produktive’’, të cilat, ‘’ofruan njohur të vlefshme të drejtpërdrejta mbi dinamikat aktuale’’.
”Delegacioni i Kongresit të SHBA-së, i udhëhequr nga Rep. Keith Self dhe Rep. Suhas Subramanyam, përfundoi vizitën e tij në Kosovë pas një sërë takimesh produktive që ofruan njohuri të vlefshme të drejtpërdrejta mbi zhvillimet aktuale në Kosovë dhe theksuan rëndësinë e një partneriteti konstruktiv ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës”, thuhet në postimin e ambasadës.