Ambasadorët amerikanë të rajonit në Kroaci, Hovenier: Diskutuam edhe për mbështetjen e Kosovës sovrane

16:02 | 27 Shtator 2024
ambasadoret-amerikane-te-rajonit-ne-kroaci,-hovenier:-diskutuam-edhe-per-mbeshtetjen-e-kosoves-sovrane

Ambasadori i ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka marrë pjesë në konferencën rajonale me Shefat e Misioneve, të mbajtur në Zagreb.

Ai përmes një shkrimi në “X” është shprehur se në këtë konferencë është folur edhe për mbështetjen e ShBA-së, për siç thuhet, mbështetjen për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike.

“Diskutime të dobishme me miqtë dhe kolegët dy ditët e fundit në Konferencën Rajonale të Shefave të Misioneve, duke koordinuar përpjekjet e SHBA-së në mbështetje të paqes dhe sigurisë në rajon, duke përfshirë mbështetjen për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike”, ka shkruar Hovenieri.

Komento: