Ambasadori amerikan: 2023-ta sjelltë zgjidhje që iu shërben të gjithë kosovarëve

10:57 | 31 December 2022

Hovenier: 2023-ta sjelltë zgjidhje që iu shërben të gjithë kosovarëve.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka uruar vitin 2023 për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ai uroi gjithashtu që ky vit të jetë vit i zgjidhjeve të të gjithë kosovarëve.

“Familja ime dhe unë ju uroj të gjithëve një vit të ri të mrekullueshëm. Shpresoj që viti 2023 të sjellë paqe, përparim dhe zgjidhje që u shërbejnë nevojave të të gjithë kosovarëve”, ka thënë Hovenier.

Vitin e Ri për kosovarët e uroi edhe e gjithë ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Komento: