Ambasadori amerikan bën tifo për Kosovën: Deri tani është duke shkuar mirë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ambasadori amerikan bën tifo për Kosovën: Deri tani është duke shkuar mirë

23:05 | 27 Shtator 2022

Hovenier bën tifo për Kosovën: Deri tani është duke shkuar mirë.

Ambasadori Amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, përmes një shkrimi në Twiter, e ka komentuar ndeshjen e sotme në futboll në mes kombëtares Kosovës dhe Qipros, deri sa rezultati ishte 4 me 0.

“Tifo për Kosovën. Deri më tani është duke shkuar mirë”, ka shkruar Ambasadori Jeff Hovenier.

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me fitoren edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve.

Pavarësisht se synimet ishin të mëdha, Kosova nuk regjistroi rezultate të kënaqshme dhe kështu nuk ia doli të promovohet për në Ligën B.

Komento: