Ambasadori amerikan del kundër emërimit të Sylejman Selimit si ambasador

16:18 | 03 May 2019

Philip Kosnett shprehet kundër emërimit të Sylejman Selimit si ambasador.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, po vazhdon të reagojë në secilin hap të ndërmarrë nga institucionet kryesore në vend. Ai ka klasifikuar sot tri veprime nga drejtësia, politika dhe policia. E ka kundërshtuar emërimin e Sylejman Selimit ambasador, e ka kritikuar hedhjen poshtë të aktakuzës për gaz lotsjellës.

Ambasadori amerikan e quan diskurajues hedhjen poshtë të aktakuzës për hedhjen e gazit lotsjellës para dy vjetëve në Kuvend, nga opozita e atëhershme e përbërë nga Vetëvendosje, AAK e Nisma, shkruan Gazeta Express.

“Dekurajuese të shohësh që një akuzë dy vjeçare për hedhjen e gazit lotjsellës në Kuvend është hedhur poshtë nga prokurorët, pavarësisht pranimit të fajësisë dhe dëshmive të gatshme. Praktikat e gjykimit të drejtë nga prokurorët kërkojnë profesionalizëm dhe përgatitje”, ka shkruar Kosnett.

Ai tutje ka pyetur se cili është mesazhi që e jep Kosova, nëse emëron ambasador një të dënuar për krime lufte. Diplomati amerikan aludon për emërimin e Sylejman Selimit ambasador të Kosovës në Shqipëri.

“Cfarë mesazhi dërgon Kosova në botë kur propozon një të dënuar për kr ime lufte si Ambasador? A tregon kjo respektim të respektimit të ligjit ? Ne kundështojmë fuqishëm një vendim të tillë. Presim e shohim”, ka shkruar ambasadori.

Ndërkaq, Kosnettin e ka gëzuar vetëm ngritja në detyrë e dy grave oficere në Policinë e Kosovës si kolonele.

“Me gradimin e fundit të dy oficereve në si kolonele – Policia e Kosovës dyfishon numrin e grave në nivel të lartë. Përgëzimepër oficceret dhe udhëheqjen e Policisë së Kosovës për vazhdimin e ngritjes së rolit të grave në institucionet kosovare. Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin”, ka shkruar diplomati amerikan në Kosovë.

Komento: