Ambasadori amerikan i dënon sulmet ndaj policisë dhe EULEX’it: Autorët do të japin përgjegjësi para drejtësisë së Kosovës

11:01 | 11 December 2022

Hovenier i dënon sulmet ndaj policisë dhe EULEX’it: Autorët do të japin përgjegjësi para drejtësisë së Kosovës.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, i ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Hovenier ka thënë se sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtarë të sigurisë dhe të papranueshme dhe se autorëty duhet të japin përgjegjësi para drejtësisë së Kosovës, raporton Express.

“SHBA i bashkohet #EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrulle të EULEXIT, mbrëmë.. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare”, ka shkruar Hovenier.

Ndryshe, EULEX ka njoftuar se ndaj një patrulle vëzhguese të tyre në Rudare është hedhur një bombë çorientuese (shok-bombë), nga e cila nuk ka lëndime në njerëz e as dëme materiale.

EULEX në komunikatën dërguar mediave thekson se ky sulm dhe sulmet e tjera ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme.

“Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në reagimin e tyre.

Komento: