Ambasadori amerikan i shkon sërish në zyre, kryeministrit Haradinaj tregon çka biseduan

12:47 | 03 April 2019

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett i ka shkuar sërish në zyre Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot takimin e radhës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se temë e diskutimit ishin sundimi i ligjit dhe partneriteti mes dy shteteve.

“Takimi i rregullt me Ambasadorin Amerikan në Kosovë Philip Kosnett. Diskutuam për sfidat dhe punën e përbashkët në avancimin e sundimit të ligjit. Kosova dhe ShBA qëndrojnë të përkushtuara në partneritetin dhe miqësinë në mes të dy popujve”, ka shkruar Haradinaj në faqen e tij zyrtare në Facebook. /ORAinfo/

Komento: