Ambasadori amerikan ka një kërkesë për Qeverinë e re

12:38 | 10 Dhjetor 2019

Kanë kaluar me shumë se dy muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ende nuk është arritur marrëveshja për krijimin e qeverisë së re.

Ambasador i Shteteve të Bashkuara, Philip Kosnett ka kërkuar që Qeveria të jetë e ndërgjegjshme në shpërndarjen e informatave.

“Qeveria ka rol në luftimin e dezinformatave. Liria e shprehjes është thelbësore për çdo demokraci. Detyra e parë e Qeverisë është që të jetë e ndërgjegjshme në shpërndarje e informatave të sakta”.

Kosnett në konferencën e organizuar nga NDI-ja ku është diskutuar rreth zbulimit dhe luftimit të dezinformatave, si dhe pranisë së këtij fenomeni në Kosovë dhe Ballkan, pati kërkesë edhe për gazetarët, raporton EO.

“Gazetarë përdorni forcën tuaj, na jepni informata të sakta, edhe qytetaret mund të kontribuojnë në këtë asket. Qytetarët të përzgjedhin mediat që informojnë saktë dhe jo ato që dezinformojnë”.

Komento: