Kurti e Osmani mirëpriten nga ambasadori amerikan.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani, ishin të ftuar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, në shënimin e 244 vjetorit të krijimit të trupës së marinsave amerikanë.
“Një mbrëmje e këndshme për mua e Ritën, të mirëpritur nga Ambasada e ShBA-së me rastin e përvjetorit të 244-të të krijimit të trupës ushtarake të marinsave. Me ShBA-të do të bashkëpunojmë që të kemi edhe ne trupat tona ushtarake të specializuara, që do të nderojnë kombin dhe aleatët tanë, sa herë ta kërkojë nevoja”, ka njoftuar Kurti.
Në këtë darkë vërehet se kanë munguar politikanë të tjerë kosovarë.
Ndërkohë,ambasadori amerikan ka kërkuar të krijohet sa më shpejt Qeveria e Kosovës në mënyrë që institucionet e reja të merren me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.