Ambasadori amerikan në Gjermani konfirmon mbështetjen amerikanë për dialogun Kosovë – Serbi

15:38 | 01 May 2019

Ambasadori amerikan në Gjermani i ka dhënë mbështetje dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si dhe kryeministri Ramush Haradinaj, në kuadër të pjësëmarrjes së tyre në Samitin e Berlinit, kanë vizituar edhe ambasadorin e SHBA-ve në Gjermani, Richard Allen Grenell.

Në një reagim përmes ambasadës së SHBA-ve në Berlin, thuhet se Grenell ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme të Amerikës në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, njofton Klan Kosova.

”Ambasadori Grenell mirëpriti presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli për të përsëritur mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë”.

Komento: