Ambasadori amerikan në “Paradën e Krenarisë”: Mbështesim komunitetin LGBTI

12:37 | 09 Qershor 2022

Ka filluar manifestimi i Paradës së Krenarisë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, bashkë me stafin e tij mbështetës i është bashkangjitur tubimit për Paradën e Krenarisë, i cili ka filluar sot në orën 12:00.

Ai ka thënë se të drejtat e komunitetit janë të drejta të njeriut.

“Për t’i bashkuar paradës së krenarisë ne jemi këtu për të treguar mbështetjen për komunitetin LGBTI+, sepse besojmë fuqimisht që drejtat e komunitetit, janë të drejta të njeriut. Shpresoj që nuk do të bëhem rrëfimi i sotëm, por do të shohim kolegët e mi, pjesëtarë të shoqërisë civile, qytetarët e Kosovës duke marshuar. Do ta them sërish, të drejtat e LGBTI+, janë të drejta të njeriut”, ka thënë ai.

Parada do të përmbyllet me një koncert në platenë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

Java e Krenarisë 2022 nisi më 6 qershor, teksa edicioni i gjashtë i këtij organizimi u bë nën sloganin “Edhe n’shtet, edhe n’shpi”.

Komento: