Ambasadori amerikan në zyrat e LDK-së, Abdixhiku: Koordinimi me aleatët garancë e sigurisë sonë nacionale

16:43 | 08 Dhjetor 2022

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Abdixhiku ka shkruar se ata kanë folur për zhvillimet e fundit politike.

“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. LDK beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik”, ka shkruar Abdixhiku.

Komento: