Hovenier i qartë kristal: Nëse Kosova do integrimin euro-atlantik, ta themelojë Asociacionin.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka ripërsëritur faktin që autoritetet tona duhet ta themelojnë Asociacionin.
Një prej arsyeve është edhe synimi i qeveritarëve për integrimin euro-atlantik, që sipas përfaqësuesit të ShBA-së, mund të bëhet vetëm duke themeluar Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe.
Në një paraqitje në RTV21, Hovenier ka shtuar se Asociacioni është detyrë urgjente që duhet kryer.
“Ne e kemi thënë shumë qartë se rruga e Kosovës për ta përmbushur vizionin e saj si një shtet i integruar plotësisht në strukturat evropiane dhe euro-atlantike bëhet vetëm përmes zbatimit të marrëveshjes bazë dhe aneksit. Dhe kjo nënkupton se detyra urgjente për Kosovës është që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, tha ndër tjerash ai.