Ambasadori amerikan për marrëveshjen me MCC: I lumtur të shoh Kosovën dhe SHBA-në të thellojnë partneritetin

11:06 | 28 Korrik 2022

Hovenier për marrëveshjen me MCC: I lumtur të shoh Kosovën dhe SHBA-në të thellojnë partneritetin.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, i është gëzuar marrëveshjes milionëshe të nënshkruar nga Kosova dhe Korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit.

Ai tha se kjo marrëveshje e thellon marrëdhënien mes Kosovës dhe SHBA-së, derisa shtoi se i pret me padurim rezultatet që do të sjellë kjo marrëveshje.

“I lumtur të shoh Kosovën dhe SHBA-në të ndërmarrin këtë hap tjetër që thellon partneritetin tonë të përbashkët. Mezi presim të shohim rezultate domethënëse nga ky kompakt në muajt dhe vjetët e ardhshme”, ka shkruar Hovenier në Twitter, duke shpërndarë edhe postimin e drejtoreshës së MCC-së, Alice Albright, e cila po ashtu e cilësoi marrrëveshjen si thellim të raporteve mes dy shteteve.

Në hapësirat e Kongresit Amerikan u nënshkrua mbrëmë, sipas kohës sonë lokale, marrëveshja në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, e cila ka për synim të ndihmojë Kosovën në fushën e energjisë, ndërkaq role kyçe do të kenë edhe gratë.

Nënshkrimet në marrëveshje u vunë nga drejtoresha Albright dhe ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli.

Komento: