Ambasadori amerikan porosit kosovarët: Votoni për veten, vendin e të ardhmen

07:57 | 06 Tetor 2019

Kosnett: Vota juaj ka rëndësi – votoni për veten, vendin e të ardhmen

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.

Në një postim në ai ka shkruar se sot është dita për t’u votuar, dhe kjo është shumë e rëndësishme.

“Mirëmëngjesi votues të Kosovës. Sot është dita të dilni dhe të votoni. Vota juaj është e rëndësishme – votoni për veten tuaj, vendin tuaj, të ardhmen tuaj. Kosova është shtëpia juaj”, ka shkruar Kosnett.

Komento: