Philip Kosnett reagon pas vendimit të Gjykatës për lirimin e Sami Lushatakut.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar pas lirimit nga akuza për korrupsion të Sami Lushtakut në rastin e njohur si KEK.
Kosnett që njihet për çasjen kritike ndaj sistemi të drejtësisë në Kosovë, ka shkruar në rrjetin social, duke thënë se Gjykata Themelore e Prishtinës duhet të mbajë seancat dëgjimore në kohën e duhur e jo pasi të kalojë afati ligjor për gjykimin e lëndës.
“Gjykata Themelore e Prishtinës, së fundi ka liruar disa të dyshuar në rastin e korrupsionit të njohur si KEK, me arsyetimin se lënda është e vjetër. Gjykatat duhet të mbajnë seancat dëgjimore në kohën e duhur. Drejtësia mund të vie në vend vetëm nëse rastet dëgjohen para se të skadojë afati ligjor për gjykimin e lëndës”.