Ambasadori Hovenier shkon në qeveri.
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, është parë duke hyrë në qeveri rreth një orë më parë.
Nuk dihet arsyeja e vizitës së Hovenier. Gjatë dy ditëve të fundit ai ka takuar edhe krerët opozitarë, njofton Klankosova.
Të fundit nga opozita, Hovenier e takoi kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, me të cilin biseduan për situatën e sigurisë në vend.