Ambasadori amerikan takohet me krerët e shtetit, ka një porosi

11:57 | 28 February 2019

Një ditë pas takimit të zyrtarëve amerikan me Hashim Thaçin e Ramush Haradinajn, ambasadori Ksonett jep edhe një porosi.

Situata politike aktuale në Kosovë, me taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe bllokimin e dialogut të Brukselit, ka bërë që administrate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të fokusoj politikën e saj të jashtme jashtëzakonisht shumë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në të paktën tri letra zyrtare është kërkuar që të pezullohet taksa ndaj Serbisë, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump, në letrat e tij dërguar Thaçit dhe Vuçiqit është shprehur i gatshëm që Amerika të përfshihet në dialogun ndërmjet dy shteteve, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë thirrjet e SHBA-së për heqje të taksës kanë hasur në rezistencën e Ramush Haradinajt, i cili është i bindur që taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Për të zhbllokuar situatën, administrata e Trump ka dërguar në Kosovë edhe dy zyrtarë të lartë të cilët mbrëmë kanë takuar Thaçin e Haradinajn, me të cilët kanë biseduar për dialogun me Serbinë dhe taksën.

Haradinaj pas këtij takimi me një deklaratë në profilin e tij në facebook, ka thënë se mbetet i palëkundur në qëndrime e tija.

E pas këtij takimi, sot edhe ambasadori amerikan Kosnett ka drejtuar një porosi për politikanët kosovarë, përmes një thënie të Martin Luter Kingut.

“Është gjithmonë koha e duhur, për të bërë gjënë e duhur”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij zyrtare.

Ai ka thënë se kjo thënie duhet të jetë një përkujtim edhe për politikanët e Kosovës.

Ky mesazh i Kosnett mund të interpretohet si një thirrje për të mos humbur kohë, dhe për t’i marrë vendimet të cilat SHBA-ja po i kërkon prej disa muajsh.

Komento: