Ambasadori amerikan thotë se ideja e Haradinajt për Konferencë do të hapte çështjen e pavarësisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ambasadori amerikan thotë se ideja e Haradinajt për Konferencë do të hapte çështjen e pavarësisë

23:38 | 31 Janar 2019

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është shprehur kundër idesë së kryeministrit Ramush Haradinajt për Konferencë, duke thënë se ajo të hapte çështjen e pavarësisë.

Në Interakitv të KTV-së, ai ka thënë se kjo do të hapte shumë dyer.

“Hap derën për diskutimin e çështjeve që tashmë janë vendosur, përfshirë edhe pavarësinë e Kosovës. Do të mund të përfshinte edhe palë tjera, që vetëm se do ta ndërlikonin punën”, ka thënë Kosnett.

Kosnett ka folur shtruar për taksën, e ka thënë se pezullimi i përkohshëm i saj është hapi i vetëm jetik për ta çuar përpara procesin e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se Qeveria amerikane beson se 2019-a është viti kur mund të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.

Ka thënë se pajtohet me Haradinajn kur thotë se Kosova është vend sovran, dhe se SHBA-ja e mbështet këtë. Por jo të gjitha vendimet sovrane të vendeve mike, sipas tij, i pëlqejnë SHBA-së.

“Qeveritë mike, vendet mike do të kenë mospajtime për gjëra, por ne do të reagojmë kur këto ndikojnë në interesat tanë. Pra, ne besojmë se paqja, prosperiteti, stabiliteti në rajonin e Ballkanit nuk është çështje vetëm për vendet e rajonit, por ka rëndësi edhe për Shtetet e Bashkuara. Pra, edhe interesat tanë janë në pyetje”, ka thënë Kosnett.

Komento: