Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip S. Kosnett dje vizitoi Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi, priti dhe e shoqëroi Ambasadorin Kosnett gjatë vizitës në termocentralin Kosova A dhe në minierat e KEK-ut.
Drejtori Menaxhues Thaçi falënderoi ambasadorin Kosnett për interesin që ambasada e Shteteve të Bashkuara vazhdimisht ka treguar në zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë.
Drejtori Menaxhues Thaçi tha se vizita e sotme demonstron mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zhvillimin ekonomik të Kosovës, me theks të veçantë në mbështetjen që i është ofruar KEK-ut.
Ambasadori Kosnett shprehu angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike dhe rëndësinë e ndërtimit të termocentralit Kosova e Re, i cili do të siguroj stabilitet afatgjatë të furnizimit me energji elektrike për vendin.