Ambasadori Anton Berisha ishte 58 vjeç, varrimi i tij bëhet nesër në ora 13:00 në Pejë

16:38 | 02 January 2025
ambasadori-anton-berisha-ishte-58-vjec,-varrimi-i-tij-behet-neser-ne-ora-13:00-ne-peje

Famullia “Shën Katarina v.m” në Pejë ka bërë njoftim për vdekjen e ambasadorit kosovar dhe ish-zv. Minsitrit të Jashtëm, Anton Berisha. Berisha ka vdekur në moshën 58 vjeçare dhe do të varroset tek varrezat katolike në qytetin e Pejës më 3 janar në orën 13:00.

“Në emër të meshtarëve, motrave dhe gjithë besimtarëve të famullisë, ngushëllime familjës Berisha për kalimin në amshim të Antonit tonë të dashur. Antoni pushoftë në paqe, e Ju e paqi ngushëllimin e Zotit”, thuhet në njoftimin e Famullisë.

Komento: