Ambasadori britanik ka një thirrje për qytetarët e Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ambasadori britanik ka një thirrje për qytetarët e Kosovës

09:32 | 02 Qershor 2019

Ruairi O’Connell, ambasador britanik ka bërë një thirrje për qytetarët e vendit.

Ai ka thënë se votuesit janë ata që mund të sjellin në pushtet dikë por edhe ta largojnë nga aty.

Ai thotë se për krejt ata që ka dëshmi se janë korruptuar apo kanë keqpërodrur detyrën, duhet të lajmërohen dhe dënohen.

“Keni vlera dhe keni treguar trimëri në luftë, keni treguar gatishmëri të përkrahni popullin gjatë luftës. Nuk është puna e vlerës vetëm kaq, duhet menquri, duhet me kërku llogari, jo me thanë: po ata janë të kqinj por duhet me vazhdu me ta sepse qika e dajës ka një vend pune diku në një komunë, po kjo më duket, jo vetëm mua më duket idotike, por edhe juve, janë arsyetime idiotike.

Por, nuk është edhe të kuptohet. Është keqkuptim, që kur je me një parti je kundër Qeverisë, kjo është idiotike. Kjo është kritikë për çdo parti, edhe çdo votoues”.

“Kur votuesit, i kam dëgjuar shokët e ngushtë, ishim duke folur për një aferë korruptive, që lidhej me partinë që ai e përkrahë, dhe unë i thash: pse nuk duhet të gjykohet nëse ka dëshmi? Ai tha: sepse ai i partisë tjetër është më i zi”.

Tutje, ambasadori britanik në Kosovë u shpreh se të gjithë ata që shkelin ligjin duhet dënuar.

“Edhe çka ka lidhje? A paguhesh prej kësaj partie me qenë zëdhënës i tyre? A je pjesë e rrjetit të tyre? Po pse me mbrojt dikë që e shkel ligjin vetëm sepse edhe dikush tjetër e shkel?”, ka thënë ai.

Komento: