Ambasadori britanik: Marrëveshja e Uashingtonit pozitive, involvimi amerikan me Grenellin solli progres

13:13 | 27 Tetor 2020

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, thotë se Britania mirëpret marrëveshjen e nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë në Ëashington.

Në një bashkëbisedim të organizuar nga FOL, Abott ka thënë se involvimi amerikan në krye me emisarin, Richard Grenell, ka sjellë një progres në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Britania e Madhe ka mirëpritur marrëveshjen në Ëashington. Duhet theksuar se involvimi amerikan, involvimi nga Richard Grenell, ka qenë pozitiv në bërjen e një progresi praktik në çështjet që dihen nga të gjithë”, ka thënë Abott.

“Marrëveshja e Ëashingtonit në vetvete është pozitive. Përmban në vete një gamë të gjerë të temave, në disa prej të cilave është i përfshirë edhe Bashkimi Evropian”, ka thënë tutje Abott, raporton Express.

Komento: