Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka mirëpritur certifikimin nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
Ai ka thënë se institucionet e Kosovës kanë treguar se janë në gjendje për zbatimin e ligjit.
“Presim të njëjtin zbatim të fuqishëm të ligjeve dhe rregullave gjatë gjithë pjesës tjetër të këtij procesi zgjedhor” – ka thënë ndër të tjera ai.