Ambasadori britanik ndihet i turpëruar se sa pak zyrtarë të lartë po dënohen për korrupsion – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ambasadori britanik ndihet i turpëruar se sa pak zyrtarë të lartë po dënohen për korrupsion

11:43 | 18 Dhjetor 2018

Ambasadori i Britanisë se Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell ka thënë se po ndihet i turpërohem se si pak zyrtarë të lartë po dënohen për korrupsion

Këto komente ai i ka bërë pas prezantimit të të dhënave të raportit të Institutit të Kosovës për Drejtësi në lidhje me integritetin e sistemit të drejtësisë në luftimin e korrupsionit.

Përderisa drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka prezantuar mënyrën se si janë proceduar rastet e korrupsionit ku janë të përfshirë zyrtarë të profilit të lartë, nga këto të dhëna del që vetëm ish-kryetari i Komunës se Kllokotit është dënuar me aktgjykim të formës se prerë, dhe atë me kusht, raporton “Koha Ditore”.

O’Connell, pas këtij prezantimi, ka thënë se “Po më vjen marre për këto të dhëna duke pasur parasysh këmbënguljen e Qeverisë britanike për sistemin e drejtësisë”.

Për ambasadorin britanik ka qenë veçanërisht dëshpëruese se si zyrtarët e lartë nisin të hetohen vetëm kur humbin pozitat.

“I pash të dhënat e monitorimit që pjesa më e madhe e hetimeve nisin kur zyrtarët humbin pozitat. A mos prokurorët po nisin hetime për qëllime politike? A mos pushteti po shërben si mburojë nga gjyqësori? Kur do të vijë fundi i kulturës se pandeshkueshmërisë”, ka theksuar diplomati britanik.

Ambasadori britanik u ka bërë thirrje prokurorëve e gjyqtarëve që janë të ndikuar nga politika, të lëshojnë rrugë.

“Këtij sistemi i duhen heronj. Kush nuk mund të ndjekë këta zyrtarë, është koha të lëshojë rrugë”, ka thënë O’Connell.

Komento: